“Rama po përgatit “fshesën” në parti”- Lita: Çfarë do të ndodhë në pranverë

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se kryeministri Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë nga drejtorët e administratave.

Sipas Litës, Rama foli për këtë çështje në fjalimin e tij, si edhe dha një mesazh për ndërkombëtarët në lidhje me SPAK-un.

“Ishte dhe fjalimi i shumë pritur i Edi Ramës, i cili ishte një fjalim e para kundër burokracisë së partisë ku fshihej një skemë që ai do e përdorë në pranverë për të çliruar Partinë Socialiste nga klanet e brendshme pasi ai thoshte se drejtorët në amdinistratë nuk kanë pse të jenë anëtarë të asamblesë së përgjithshme dhe të strukturave të PS-së.

Ai do të ndajë partinë nga drejtorët. E dyta ishte mesazhi për SPAK-un dhe drejtësinë. Kur ai thotë ne jemi zot shtëpie dhe jo qiramarrës, këtë mesazh nuk e ka për qytetarët, por për ndërkombëtarët. Të cilëve u thotë nuk mund ta përdorni SPAK-un si gjykatën speciale në Kosovë”,-tha Lavdrim Lita.

Artikulli paraprakDeklarim të rremë të pasurisë, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq një ish-prokuror
Artikulli tjetërDhjetë themeltarët e parë të listës me 345 emra, 33 vite nga krijimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë