Rama po bashkëqeveris me opozitën

Nga Fitim Zekthi

Ajo që po ndodh me qeverinë e kryeministrit Rama, me mënyrën se si ai vepron dhe se si sillet me opozitën dhe faktorë të tjerë nuk ka asgjë të çuditshme. Askush nuk duhet të habitet apo pyesë si mund të ndodhë kjo apo si mund të bëhet kjo gjë? E tillë është natyra e pushtetit.

Pushteti e ka në natyrë që të kërkojë të rritet vazhdimisht, ai nuk mund të bëjë ndryshe. Pushteti rritet dhe eliminon kundërshtarët apo faktorë të caktuar që mund ta konkurrojnë. Nqs pushteti nuk rritet, nqs pushteti ndal rritjen ai nis rënien, ai bie nën kontrollin e një pushteti më të fortë. Këtë e thotë historia, këtë e thonë studiues të njohur. Kjo është e pashmangshme.

Rama kërkon që të rrisë gjithnjë pushtetin, dmth vetë pushteti i tij kërkon të rritet, sepse e di që po nuk u rrit do të bjerë nën goditjet apo presionin shkatërrimtar të një pushteti tjetër që e kërcënon. Në këtë rast ky pushtet kërcënues është prokuroria e Posaçme. Kjo natyre është dinamika themelore e pushtetit në shoqëritë moderne.

Shoqëritë për të mos lejuar këtë rritje gati tiranike përpiqen të krijojnë mekanizma të balancës së pushtetit, të ndarjes së pushteteve, të llogaridhënies në mënyrë qe kjo natyrë brutale e pushtetit të mos bëjë kërdinë. Tek ne këto mekanizma nuk janë. Prandaj Rama, pushteti i tij, rriten duke u sjellë në këtë mënyrë me opozitën, duke e bërë opozitën pjesë të të njëjtës trupë, të të njëjtës forcë, të të njëjtit shqetësim me të vetin. Pushteti kërkon që edhe opozita dhe shumë faktorë të tjerë të bëhen pjesën e tij, të jenë si i do a iu jep atë që do ai. Praktikisht kemi nje lloj bashkëqeverisje. Ka një pushtet, një logjikë, një forcë kontrolluese i ndarë në dy degë sepse, ashtu ai do vetë. Njera tmerr e madhe dhe frikshne qeveria, tjetra e vogël, e dobët e parëndësishme që është opozita. Këtë do Rama, dmth natyra e pushtetit. Vendimet i merr natyra e pushtetit, jo Rama.

Artikulli paraprak“Më keni shtrembëruar…”/ Mjekja e skandalit te Onkologjiku u ankohet gazetarëve për fotot
Artikulli tjetërSkandali tek Onkologjiku/ Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat sigurisë për mjekët dhe stafin spitalor