Rakipi vë në ‘siklet’ Berishën: Ju dhe Meta, mos jeni frymëmarrje për kryeministrin?

Sali Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për fushatën elektorale.

Berisha u pyet nga Ylli Rakipi, se si e shpjegon që kundërshtari i tij e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë, pra faktin që mazhoranca e sheh si më efektive fushatën politike ndaj Metës e Berishës, si politikanë të konsumuar dhe jo ndaj kandidatëve të tyre, që garojnë në këto zgjedhje.

Ylli Rakipi: Kundërshtari juaj e ka bazuar të gjithë fushatën, te ju dhe Ilir Meta, duke i’u konsideruar si hallkën më të dobët, jo vetëm në këto zgjedhje, por në përgjithësi në politikë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2021. Pra, socialistëve u rezulton se duke ju sulmuar ju, fitojnë pikë në publik.
Argumenti është ky, Edi Rama është një e keqe e madhe, por Sali Berisha dhe Ilir Meta janë politikanë shumë të konsumuar dhe me mëkate të mëdha. Duket si një frymëmarrje për Edi Ramën.

Artikulli paraprakVota për PD më 14 maj, është votë kundër korrupsionit të sotëm dhe të djeshëm!
Artikulli tjetërPD: Dënojmë gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës