Rakip Suli kthehet në humor: Ramën e kemi ‘Kryemisër’ dhe dora e Zotit!

Rakip Suli është ngatërruar me fjalët teksa fliste nga Kamza. I pranishëm në Kamëz, Suli teksa fliste për arritjet e kreut të Qeverisë Edi Rama, e ka quajtur këtë të fundit ‘kriemisër’.

Në momentin që po thoshte se dora e kryeminsitrit Rama ka qenë si doza e Perëndisë, Suli në vend që të thoshte fjalën ‘kryeministër’, tha ‘kriemisër’.

Rakip Suli ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në takimin që PS ka bërë në Kamëz. Atij i është marrë fryma gjithë kohës duke folur me zë të lartë duke lavdëruar Ramën dhe punën e PS.

Ndër të tjera në këtë muaj të bekuar, Suli ka krahasuar edhe Ramën me Zotin, duke thënë se dora e tij ra mbi njerëzit në nevojë ra si dora e Zotit.

Artikulli paraprakMeta denoncon: Njerëz me rekorde kriminale po pajisen me pasaporta me të dhënat personale të qytetarëve
Artikulli tjetërMeta-Ramës e Gjiknurit: Skenari juaj është përvëluar, ka burra pushke në Vlorë, atje do jem