Qytetarët blejnë më pak! Dobët me xhiron, dyqanet në tregun industrial të Durrësit ulin qepenat

Shitjet me pakicë në Durrës kanë renë në minimumin e tyre. Tregtarët e tregjeve industriale në Durrës deklarojnë se viti 2024 ka hyrë tejet i vështirë përsa i përket shitjeve. Xhiroja ditore ka rënë në maksimumin historik, ndërsa një pjesë e dyqaneve në tregun industrial kanë ulur qepenat e tyre.

Largimi i të rinjve drejt emigracionit, që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj ka ulur kërkesën në treg. Kjo ka sjellë rënien e xhiros për biznesin e vogël thonë tregtarët. Ka midis tregtarëve që thonë se prej ditësh xhiro është zero.

Janë mbi 1500 tregtare të tregjeve industriale në Durrës që po përballen me një situate ekonomike të panjohur e aspak shpresëdhënëse për të ardhmen e tyre./bw

Artikulli paraprakAlternativat ndaj duhanit dhe sfidat rregullatore, çfarë thonë ekspertët për produktet pa tym
Artikulli tjetërPD, Agalliu: Përshëndesim miratimin e Rezolutës në Bruksel lidhur me Reformën Zgjedhore. Të fillojmë punë pa humbur kohë