Pse Rama i ka caktuar Berishën dhe Metën tek reklama e tij?

Kemi parë në rrugët e Tiranës reklamën elektorale të Edi Ramës ku ai paraqet veten e tij lart dhe me ngjyra, ndërsa Ilir Metën dhe Sali Berishën i paraqet poshtë dhe bardh-e-zi. Veten e shoqëron me fjalën “Përpara”, ndërsa ata me fjalët “Kurrë më mbrapa”.

Edi Rama ka caktuar se betejën elektorale e ka me ata. Ekskluzivisht me ata. Ai iu thotë shqiptarëve se po të tentoni të më zëvëndësoni mua, do iu vijnë Berisha e Meta. Kjo ndodh sepse në të gjitha sondazhet, Berisha e Meta rezultojnë më të papëlqyer se Edi Rama.

Kushdo tjetër që do të stampohej në vendin e Berishës e Metës tek ajo reklamë, do e nxirrte Edi Ramën keq, të vjetëruar e të lodhur. Edhe Alibeaj, edhe Arlind Qori, edhe Endri Shabani i Thurje, po të vendoseshin në atë reklamë, do e nxirrnin Ramën tmerrësisht keq.

Sepse Rama në krahasim me ta, do ishte e shkuara, vjedhja, abuzimi, propaganda, tallja, varfëria dhe favorizimi i krimit. Ndërsa Alibeaj, Shabani apo Qori, do shiheshin si e reja, ndoshta më pak të stazhonuar me pushtetin dhe politikën por pa ngarkesë negative në krahasim me Edi Ramën e stazhonuar e të korruptuar.

Të vetmit njerëz para të cilëve Edi Rama duket më i ri, më paqësor e më pak i vjetër, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo është arsyeja pse Edi Rama i ka caktuar ata tek reklama e tij. Kjo është arsyeja pse atij i duhen ata në garën politike.

Artikulli paraprakA e votojnë të përndjekurit Ilir Metën?
Artikulli tjetërQeveria Rama tender 20 milion euro “Mc NETWORKING” të Endri Meksit, për kamera trafiku