PROTAGONIST/ Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush ishte Afërdita Selimi, la pas një sërë kronikash në RTSH

Gazetarja e njohur e ekonomisë në Shqipëri, Afërdita Selimi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi i trishtë u bë me dije ditën e sotme nga Lidhja e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook. Homazhet në nder të saj do të mbahen ditën e nesërme në hollin e Radio Tiranës.

Por kush ishte Afërdita Selimi?

Ajo e nisi karrierën e saj në fushën e gazetarisë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari.

Në fillimet e saj ajo kontribuoi në gazetë lokale “Shkëndia” në Lushnjë dhe më pas gjithë puna dhe karriera e saj u përqendruan në RTSH.

Gazetarja Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha të gazetarisë radiofonike dhe televizive.

PROTAGONIST/ Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së

Si një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike, ajo u bë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.

Afërdita la pas në arkivin e Radio Tiranës dhe RTSH, me mijëra kronika dhe shumë emisione, mes të cilëve veçojmë: “Cikli Otranto 97”, “Shqiptarët dhe fajdet” e shumë të tjerë.

Në vitin 2000, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicioni që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.

Pas kësaj ajo drejtoi plot pasion sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana.

E zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-së në vitin 2003.

PROTAGONIST/ Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së

Afërdita Selimaj, ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Nga viti 1998 e në vazhdim, Afërdita ka drejtuar Lidhjen e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë, LEGA.

Në vitin 2021 gazetarja nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e saj mediatik ndër vite.

PROTAGONIST/ Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së

Gjatë veprimntarisë së saj ajo u nderua edhe me çmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për raportin më të mirë radiofonik, për problemet ekonomike të vendit.

Në vitin 1999 u zgjodh Ambasadore e Paqes nga Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë.

Artikulli paraprakFitim Zekthi: Projektligji për amnistinë penale pa transparencë
Artikulli tjetërAmnistia penale, PD, Kthupi: Nëse quhet pazar të falen protestuesit e PD, atëherë Po. Nuk do pranojmë kurrë faljen e të korruptuarve