Procedohet penalisht Tom Doshi, bën sherr me dy vëllezër për çështje pronësie

Biznesmeni dhe polikani i njohur Tom Doshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga komisariati i Policisë së Velipojës.

Autoritetet policore raportojnë se Tom Doshi është vënë nën hetim, pasi një konflikti të regjistruar pasditen e djeshme në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë.

Mësohet se Doshi është konfliktuar për çështje pronësie me dy vëllezërit L. M., 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, ku për pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta fizike.

Policia raporton se vijon punën për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Tom Doshi akuzohet për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakFurgoni i mallrave del nga rruga në mes të qytetit, merr çfarë gjen përpara! Plagoset shoferi dhe pasagjeri
Artikulli tjetërSamiti i paqes në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, çfarë parashikon draft dokumenti