Politika e re shqiptare nuk ka nevojë për luftëtarë dhe urrejtje, por ka nevojë për ide dhe idealistë

Lediana FRATARI

Të gjitha ciklet e arsimimit i kam kryer jashtë vendit, në Itali dhe Britaninë e Madhe. E diplomuar në “Queen Mary University of London” dhe master në “London School of Economics and Political Science”.

Jam kthyer dhe kam hyrë në një garë, jo për sfidë dhe ego personale, por për të çuar përpara një mision.
Unë jam një e re, që nuk synoj thjeshtë një vend në parlament, por të fus një frymë të re në politikën shqiptare.

Familja ime ka vuajtur me dekata persekutimin politik të regjimit komunist. Me gjithë këtë, unë nuk vij në politikë me mllef e urrejtje për fëmijët e persekutorëve, por me vendosmërinë për tu kthyer dinjitetin ish të persekutuarve.
Kundërshtarin politik, unë nuk e quaj armik, por thjeshtë një rival.

Politika e re shqiptare nuk ka nevojë për luftëtarë dhe urrejtje, por ka nevojë për ide dhe idealistë.
Ejani me mua, për 25 prillin dhe më tej!

Artikulli paraprakNis zhvendosja e anijes që bllokoi kanalin e Suezit
Artikulli tjetërKush do të prekë votën edhe vullnetin e lirë të vlonjatëve, do të pendohet!