Përjashtimi i deputeteve Vokshi dhe Hoti/ PD, Agalliu: Lojë politike e kryetares së Kuvendit, kam kërkuar ballafaqim të Edi Ramës me akuzat e ish-zëvendësit të tij

Pas njoftimit të Kuvendit për përjashtim me 10 ditë të deputeteve Vokshi dhe Hoti, të cilat, në seancën e fundit, i ndërprenë fjalën deputetit të PD, Arbi Agalliu, ka reaguar ky i fundit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë pretendim dhe nuk ka bërë asnjë ankesë ndaj kolegeve.

“Kjo është një lojë e mirëfilltë politike që Kryetarja e Parlamentit vijon e bën me urdhër të Kryeministrit.” – shprehet Agalliu.

Më tej deputeti demokrat shkruan se “ajo që kam kërkuar dhe kërkoj është ballafaqimi i Kryeministrit me akuzat që ish-zëvëndësi i tij dhe njeriu i tij më i afërt, bashkëpunëtori i tij i ka bërë”.

Reagimi i deputetit të PD, Arbi Agalliu

Nëpërmjet medias mësova që dy koleget Albana Vokshi dhe Elda Hoti janë përjashtuar me 10 ditë, me pretekstin se më kanë ndërprerë fjalën në seancën e fundit!

Dua të bëj me dije se personalisht nuk kam pasur asnjë pretendim dhe asnjë ankesë ndaj dy kolegeve.

Kjo është një lojë e mirëfilltë politike që Kryetarja e Parlamentit vijon e bën me urdhër të Kryeministrit.

Ajo që kam kërkuar dhe kërkoj është ballafaqimi i Kryeministrit me akuzat që ish-zëvëndësi i tij dhe njeriu i tij më i afërt, bashkëpunëtori i tij i ka bërë.

Artikulli paraprakHetim i stisur kundër PD dhe Bashës, CBS News: Ish-shefi i FBI-së, miku i Edi Ramës, do të dënohet sot për pagesën 225-mijë dollarëshë
Artikulli tjetërKryetarja në detyrë e OSBE takon Celibashin, Pasztory: Diskutuam për Reformën Zgjedhore, KQZ ka mbështetjen tonë teknike për mundësimin e votës së emigrantëve