Përfshihet nga flakët shtëpia në lagjen “Mangalem” të Beratit, shkak shpërthimi i një bombole gazi

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem”. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Menjēherë pas njoftimit të marrë,drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrëfikëse, me mjetet që hynë në rrugicat e ngushta të kësaj lagjeje

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar,vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.

Artikulli paraprakCensi/ Reagon ashpër Shkupi zyrtar: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta! Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”! Kemi thirrur ambasadorin tonë në Tiranë për…
Artikulli tjetër“Ka shumë më tepër trazira”- Paralajmërimi i Josep Borrell: Kjo është aleanca që mund të ndajë botën