PD, Pranvera Mahmutaj – Rizai çel fushatën në Patos, mësuesja që kërkon kreun e Bashkisë

Mësuesja Pranvera Rizai, kandidatja e PD për bashkinë e Patosit ka çelur fushatën zgjedhore. Ajo rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.

Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve.

Postimi i saj

Faleminderit demokratë e demokrate dhe qytetarë të ndershëm të Patosit, Zharrëzës, Ruzhdies, që ishit të pranishëm në prezantimin tim, si kandidate për kryetare Bashkie e dalë nga gjiri juaj!
E ndjej veten me fat , që jam pjesë e juaja!-Dhe ju detyrohem shumë!
Krenare , që kandidoj me logon e bukur PD!
Ne jemi serioz, optimist dhe vizionar, për të ardhmen!
✅Vijmë para qytetarit me një program të detajuar, sipas nevojave të komunitetit!
✅Ky program është studiuar dhe formatuar, nga një ekip specialistesh të fushave të ndryshme!
✅-Pikat kryesore ku është formatuar programi, ku çdo pikë ka nënpikat e saj.
1-Mbeshtetje e ekonomisë lokale
2-Edukim dhe shërbim shëndetësor arsimor,cilësor dhe më afer nevojave ndaj qytetarit
3-Infrastruktura dhe shërbime për qytetarin.
4-Trasparencë dhe llogaridhënie për çdo taksë, tarifë lokale dhe çdo fond që vjen nga qeveria qendrore.
5-Rinia, potenciali më i madh, për të ardhmen dhe zhvillimin tonë.
6-Kohezion social dhe mbeshtetje, për njerëzit në nevojë.
7- Bujqësia, motorri i zhvillimit të qëndrueshëm.
8-Potenciali i jashtëzakonshëm i vlerave historike dhe mjedisore, ndaj zhvillimit të turizmit lokal.
Programi do të pasurohet,sipas kerkesave dhe nevojave të qytetarëve të Patosit , Zharrëzës dhe Ruzhdijes gjatë takimeve me ta.
Qytetarë të lirë të Bashkisë Patos!
Patosi, e ardhmja jonë!
Patosi meriton më shumë!
Voto nr.2–Pranvera Mahmutaj Rizaj!
Voto nr.9-Partia Partia Demokratike e Shqipërisë!
Zoti i bekoftë demokratët dhe qytetarët e Bashkisë Patos!

Artikulli paraprakBjanka Çopja në listën fituese për Këshillin Bashkiak në Elbasan, modeli ndryshe i PD
Artikulli tjetërBejko: Veliaj ka betonizuar Tiranën! Rama, Berisha e Meta trekëndëshi i Bermudës