Partneriteti mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Wisner dhe Dyess takohen me ish-diplomatë të shquar shqiptarë, Ambasada amerikane publikon fotot

I ngarkuari me Punë David Wisner dhe Shefja e Zyrës Politike/Ekonomike Allison Dyess u takuan me ish-diplomatë të shquar shqiptarë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Në këtë takim, në fokus të diskutimeve kanë qenë rëndësia e partneritetit mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Nga NATO, te Kombet e Bashkuara, te nxitja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi ynë në çështjet ndërkombëtare i bën të dyja vendet më të qëndrueshme, të begata dhe të sigurta”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Ambasada Amerikane në rrjetin social Instagram.

Artikulli paraprakIlir Meta sulmon SPAK: Është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë, sponsorizon kallëzues të rremë
Artikulli tjetërKPK shkarkon gjyqtaren Blerina Muço