Partia Demokratike Euroatlantike si antidot ndaj realitetit të molepsur politik

Nga Mirela Karabina

Partia Demokratike Euroatlantike është një realitet faktik. Fryma dhe vullneti i njerëzve të saj është besimi te vlerat.

E këtë status as ta fal e as ta jep kush, por kjo ekziston prej shpirtrave të njerëzve të lirë që e duan dhe respektojnë veten, duan familjen e tyre, respektojnë pronën, individin e besimin në Zot, shoqërinë, partinë e Shqipërinë.

E gjendur në një agresion të paprecendetë për të mos ekzistuar pasi prish skemën 34 vjeҫare të Trekëndëshit të Bermudes (Rama-Berisha-Meta), kjo forcë politike ia doli që me votat e 104 mijë idealistëve në zgjedhjet vendore të majit të kthehej në shpresë për qytetarët.

Prej një viti u ndërtuan strukturat e reja të saj dhe në qershor Lulzim Basha dhe njëqind profesionitë i prezantuan shqiptarëve programin më të mirë që një forcë politike ofron, me prioritet ndryshimin e realitetit të trishtë të vendit në ekonomi, korrupsion dhe shpopullim.

Një vendim politik dhe jo juridik i Gjykatës së Apelit vendosi ndryshimin e vulës dhe logos.

Por një simbol ka vlerë juridike por kurrësesi nuk e ka fuqinë njerëzore e cila e ka krijuar atë!

Sot kjo forcë, më e motivuar se kurrë, është e gatshme të përballet me betejen me të vështirë: me korrupsionin dhe krimit në pushtet, me antivlerat minuese të demokracicë dhe me këdo që është pengesë në rrugën e saj për të qenë alternativa më e mirë për Shqipërinë.

Ndaj me besimin në Zot dhe në vlera, kjo forcë ka një mision historik për të ndryshuar këtë realite të trishtë:
pasi ne meritojmë më shumë, fëmijët tanë meritojnë më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë!

Fuqia jonë janë vlerat pa të cilat as nuk i shërbejmë dot qytetarëve e as fitojmë besimin e tyre.

E kjo fuqi është sot antidot (kundërhelm) ndaj këtij moҫali politik.

Artikulli paraprakKrijimi i subjektit të ri është çështje urgjente politike dhe morale!
Artikulli tjetërAksident i rëndë/ Kamioni përplaset me një makinë, një person humb jetën, një tjetër mbetet i plagosur