Paaftësia e demokratëve që presin zbritjen e Sali Berishës nga ballkoni!

Nga Ersid Karaj

Duke marrë një gjykim të thjesht dhe të ftohtë po e nis analizën me disa pyetje:

– Përse mbahen kaq fortë pas Sali Berishës simpatizantët e tij!?

– Çfarë roli luan sot Sali Berisha për ta ringritur Partinë Demokratike në greminën ku është fundosur?

– Berishistët e tij përse janë kaq të paaftë për ta rindërtuar këtë parti edhe pa të?

– Kush është sot Sali Berisha, përballë popullit, drejtësisë dhe ndërkombëtarëve? – etj…

– Tani, çështja është, duke qenë se pas vulës ligjore që fitoi Sali Berisha me demokratët e tij, çfarë do të bëjnë tani e tutje?!

Edhe në qoftë se ky grupim në zgjedhjet e 2025 do ribashkojë votat me Ilir Metën, duke sfiduar Edi Ramën, ky rezultat u pa në zgjedhjet vendore të 2023-it, sesa skandaloz doli.

Vula nuk ishte një çështje krenarie. Partia Demokratike është një çështje vizioni dhe shpresdhënëse për të orientuar atë shumicë njerëzish që kanë votuar opozitën në drejtimin e duhur për t’u përshirë me frymëzim dhe ide të qarta në zgjedhjet e ardhshme.

– Ta zëmë që zoti Basha nuk do ta fitojë edhe rekursin në Gjykatën e Lartë dhe do shohi një orientim tjetër për tu hedhur në zgjedhje. Tani partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, demokratët në krahun e Berishës do ta lënë “në vend numëro”?

Të gjithë e dimë që Rama i ka të fituar zgjedhjet me aleancën Berisha-Meta, (Bashkë fitojmë). Dhe me Berishizmin brenda PD-së, si bashkë me Metën, si veç, janë të delendisur.

Kush përgjigjet për pyetjet që u parashtruan më lartë?

Artikulli paraprak“Rama dhe Berisha nuk janë zgjidhja”, Basha: Nuk presim asnjë sekond, vazhdojmë punën duke shpalosur alternativën tonë
Artikulli tjetër35 mijë zemra kuqezi në stadium, tifozët përkrahin kuqezinjtë në Dusseldorf, ndaj Spanjës për historinë