‘Nxënësit shqiptarë të fundit në botë’, PISA vlerëson kreativitetin te 15-vjeçarët

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe vëllimi i tretë që u publika nga PISA kishte të bënte vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

Sipas raportit, vajzat ia kalonin djemve në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore që janë marrë në analizë nga PISA.
66727603cff33oecd

Artikulli paraprakBasha takohet me drejtorin e Institutit Amerikan: Diskutuam për prioritetet tona për luftën kundër korrupsionit
Artikulli tjetërDueli Kroaci-Shqipëri, ja njoftimi i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët kuqezinj