“Nuk mund të shkojmë përpara pa mbështetje të aleatëve tanë perëndimor”/ Pampuri: PD e qartë ndaj atyre që janë shpallur “non grata”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, mbështet opsionin e bashkimit të çdo faktori opozitar, por kusht mbetet që pjesë e procesit të mos jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk mund të mendojmë të shkojmë përpara pa mbështetjen e aleatëve tanë dhe aleatët tanë na kanë vënë një kusht. Prandaj themi që qëndrojmë krah aleatëve… Është një standard që Partia Demokratike e ka ruajtur kundrejt kundërshtarëve politikë dhe pa diskutim edhe brenda nesh,” -u shpreh Pampuri.

Deputetja demokrate tha në një intervistë ekskluzive për RTSH-në se “PD-ja nuk është në pazar me mazhorancën për hartimin e reformës zgjedhore”.

Në këtë mënyrë ajo përgënjeshtroi akuzat e mbështetësve të Berishës, sikundër edhe të Gazment Bardhit, se Basha–Rama kanë pakt për Kodin e ardhshëm Zgjedhor.

“Mënyra më e mirë për të luftuar tjetrin është mënyra si ti ke vepruar. Për të kuptuar tjetrin si vepron sheh mënyrën si ai lufton,” tha ajo.

Sipas Pampurit bashkimi i opozitës është një proces që duhet të vijë përmes reflektimit të të gjithë hierarkisë, nga baza deri te përfaqësuesit e saj më të lartë.

Artikulli paraprakDenoncimi i kryetarit të PD dega Durrës, Joni Myshketa: Prej 1 viti Bashkia Durrës ka lënë 2500 familje pa bonus qiraje duke i detyruar të kthehen në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti
Artikulli tjetërZbardhen detaje për ngjarjen e rëndë në Tivar, Edmond Mustafa kërkonte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë