“Njerëzit duan një gjë të re”, Alibeaj: Poli i tretë, kundër së shkuarës, mbështetje pa asnjë kusht për SPAK!

Ai shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë duan një gjë të re, përtej modeleve aktuale politike, që shkojnë sipas dëshirave të kryetarëve.

Pjesë nga intervista: 

Kjo megjithatë do kërkonte edhe atë katarsisin moral, shpesh ju citojnë në një deklaratë që e interpretojnë sikur ju doni të shprehni në një farë mënyre, kur kishit akoma ato gjenialitetet e PD, ideja që iu interpretua kështu sikur hodhët idenë se një qeverisje e mirë do edhe një koalicion të qëndrueshëm. Pra, nuk mund të qeverisësh vetëm do gjithmonë një partner. Dhe këtu doli ideja se Alibeaj po hedh idenë që PD e juaja, në zgjedhjet e ardhshme do dilte më e vogël se Sali Berisha, por mund të ishte një partner në qeverisjen me Edi Ramën, por ama në kushtet që ju thoni këtë duhet paraprakisht t’i thonit njerëzve që ne nuk bëjmë koalicion as me njërin as me tjetrin. Mund të mos jepte rezultat imediat, por mund të kishit historinë e Melonit, e cila filloi me 4 % dhe më pas sot është jo vetëm partia kryesore në Itali dhe qeveris lirshëm, por edhe një nga faktorët kryesorë të të djathtës europiane pas zgjedhjeve të fundit.

Enkelejd Alibeaj: Së pari nuk e di se cila ka qenë deklarata ime, që është keqinterpretuar asnjëherë nuk ka patur një të tillë ..

Një deklaratë që të linte të kuptonte që një qeverisje e mirë, kërkon një koalicion që balancon nga brenda.

Enkelejd Alibeaj: Ok, ka qenë tjetër dhe nuk ka lidhje fare me koalicionin me Edi Ramën, asnjëherë. Ajo çfarë unë besoj është midis sistemit bipolar, tashmë po flas në sistemin elektoral dhe me shumë parti, unë preferoj, koha e do besoj unë të jetë një sistem koalicioni sepse edhe lëvizjet brenda për brenda, ekuilibrat e vegjël brenda për brenda koalicionit janë kufizime ndaj asaj se çfarë mund të bëjë një parti.

Kur je pa kontroll e dimë çfarë ndodh..

Enkelejd Alibeaj: Pikërisht, kaq pra, kjo është e gjithë historia që kam thënë dhe i qëndroj. Por ajo që thoni ju a do ishte e udhës të bëhej një koalicion me Ramën apo me ..

Me Metën apo Berishën, kjo duhet thënë paraprakisht mendoj unë ..

Enkelejd Alibeaj: Unë po e them që tani. Do të jem besoj nesër pjesë e këtij subjekti të ri apo edhe me këto parti të reja, do ishte shprehja më e duhur, jo të vogla të reja.  Kauza kryesore që mund t’i bëjë bashkë këtë pol të tretë, këtë grupim të tretë, është pikërisht jo një zgjedhje e tyre e lirë për të bërë betejë, por është një sfidë që koha e kërkon për të shkuarën për ta lënë mënjanë, përndryshe do mungonte moraliteti, do të dilte pragmatizmi në pah dhe kjo do të ulte edhe besueshmërinë te njerëzit. Kam përshtypjen unë, që njerëzit duan një gjë të re, një gjë që të mos ketë barrë dhe do duhet testuar. Do duhet testuar duke marrë dhe duke thënë që PO, ne do të jemi një pol i tretë një arqipelag partish, lëvizjesh, subjektesh të reja, me një emërues të përbashkët, kundër së shkuarës por me disa elementë mbështetje pa asnjë kusht për SPAK, për drejtësinë e re, ruajtja e një partneriteti, jo thjesht retorikë por me akte konkrete me Perëndimin, luftë ndaj korrupsionit për aq sa politika ka dhe ka për të sjellë akte dhe për t’i injektuar edhe në shoqëri që realisht e ka luftën ndaj korrupsionit. Ndërsa për punën e xhipave, do të them këtë gjë: Sot ka ardhur koha, nëse atëherë kur unë e ti i shihnim xhipat që ishin ata që na ndihmonin, unë mendoj ndryshe, sot duhet ta bëjmë ne aktin në mënyrë që të bindim partnerët tanë që jemi partner jo vetëm për sot por edhe për nesër në mënyrë që xhipat të vijnë./

Artikulli paraprak“Duhet bërë një përpjekje që të mos vazhdojë politika e pistë”, Alibeaj: Ka jetë edhe përtej kënetës dhe moçalit 30-vjeçar politik
Artikulli tjetërÇfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?