Nis zhvendosja e anijes që bllokoi kanalin e Suezit

Anija e madhe me kontejnerë “Ever Given”që u bllokua të martën në kanalin e Suezit është zhvendosur. Videoja e postuar në mediat sociale të hënën tregon anijen prej 400 metrash të gjatë duke u zhvendosur drejt bregut. Edhe kompania e shërbimeve detare Inchcape raportoi se anija ishte liruar.

Lëvizja e anijes ishte një përpjekje e gjatë që përfshiu varka tërheqëse dhe gërmues. Kanali, i cili kalon nëpër Egjipt, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare. Tokëzimi i Ever Given – pjesë e flotës Evergreen – do të thoshte që anijeve të tjera iu duhej të ri-drejtoheshin rreth Afrikës.

Pas disa ditësh dështimi për të liruar anijen, të dielën zyrtarët filluan përgatitjen për të hequr rreth 20 000 kontejnerë në bordin e anijes në mënyrë që të lehtësonin ngarkesën.

Sipas ekspertëve një operacion i tillë përfshinte sjelljen e pajisjeve të specializuara, përfshirë një vinç që do të duhet të shtrihej më shumë se 60 metra dhe se do të duheshin javë.

Ever Given ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale nëpër kanal, duke penguar plotësisht rrugën ujore me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga më të ngarkuarat në botë. Kanali i Suezit, afërsisht 192 km i gjatë, dhe në të kalon rreth 12% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë që ndalet, shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.

Një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, mund të zgjasë dy javë më shumë.

Artikulli paraprakQeveria po bën fushatë vaksinimi në shërbim të votës për vete
Artikulli tjetërPolitika e re shqiptare nuk ka nevojë për luftëtarë dhe urrejtje, por ka nevojë për ide dhe idealistë