Ngjarje e rëndë në Kosovë, shpërthen granata e dorës, 9 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e shpërthimit të një granate dore, kanë mbetur të plagosur 9 persona. Mediat kosovare bëjnë me dije se granata ka shpërthyer në Tregun e Kafshëve në Prizren.

Policia bën të ditur se janë identifikuar tre të dyshuar.

“Sot me date 22.11.2023 rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e parë është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, bën me dije policia.

Artikulli paraprakEmrat/ Mbetën të plagosur në aksident, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës
Artikulli tjetërTensionet në Kuvend, delegacioni i BE në Tiranë thirrje politikës: Dialog politik konstruktiv!