“Në Europian bëj tifo për Spanjën”/ Armando Broja flet hapur dhe zbulon ofertat në merkato

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se klube të shumta janë ofruar për ta blerë dhe në fjalët e pakta të Brojës, kuptohet se pritet diçka e madhe. Ylli shqiptar është emër i nxehtë në merkaton e legjionarëve.

Jo vetëm nga Anglia, por klube nga ligat elitare kanë në listën e tyre bomberin. Vetë 22-vjeçari ka pranuar se në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga.

“A kam ofertë nga Milani? Se di (Qesh), nuk mund të flas më shumë… Po, kam disa oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. Mundem edhe të qëndroj te Çelsi kam kontratë edhe për 4-5 vjet”, tha Broja.

I pyetur se për cilën kombëtare bën tifo në Europian, Broja u përgjigj: “Jam me Spanjën, sepse edhe babai është tifoz me Spanjën”.

Artikulli paraprakNdiheni gjatë gjithë kohës të lodhur? Ja tre sekrete për të rritur energjitë tuaja
Artikulli tjetër“Unë e di që nuk jam i ri, por…”- Joe Biden u përgjigjet kritikëve për moshën një ditë pas debatit me Donald Trump: Kur të rrëzojnë, ngrihesh përsëri