Ndarja nga jeta e poetit Agim Doçi, kompozitori Zhulali: Ishte patriot i jashtëzakonshëm, Kosova ishte në zemrën e tij

Kompozitori Edmond Zhulali, ka folur ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi, duke thënë se bashkë kanë pasur miqësi të hershme.

Zhulali, në studion e emisionit ‘Kjo Jave’, tha se Agim Doçi ishte patriot i jashtëzakonshëm.

 “Me Agim Doçin kam pasur një miqësi tepër të hershme, më shumë se 26-vjeçare. Kemi dalë në një foto edhe treshja e Marshit të UÇK-së, ne kemi dirigjuar këtë këngë legjendare, unë, Agim Doçi dhe Arif Vladi, secili në rolet e veta. Kemi kujtime tepër të bukura me Agim Doçin. Në vitet 1998-1999 populli shqiptar përjetoi një tragjedi të madhe në raport me atë që ndodhte në Kosovë.

Kemi krijuar një sërë këngësh për UÇK-në, “Marshi i UÇK”, kemi bërë këngën “A vritet pafajësia”. Agim Doçi ka qenë patriot i jashtëzakonshëm dhe më sugjeroi të bëjmë këngë për UÇK-në dhe për Kosovën. Ne e kemi ndjerë çështjen kombëtare, krijimtaria jonë është e lidhur me njëri-tjetrin. Ne kemi marrë dokument madje si veteran të luftës në Kosovë, për tekstet dhe muzikën tonë”, tha ai.

Artikulli paraprak“E djathta ekstreme pritet të fitojë”/ Analiza e DW: Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të Francës! A mund të bashkëpunojnë Macron dhe Bardella?
Artikulli tjetër“Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren në Europian”, Ervin Bulku: Në të kaluarën të gjithë bënim tifo për skuadra të tjera