Basha: Misioni im, kthimi i besimit në politikën e normalitetit

Lulzim BASHA

Ishte një emocion i veçantë të flisja sot me shumë qytetarë, intelektualë, profesionistë, studentë dhe aktivistë që dëshironin të merrnin letrën time të hapur për të gjithë shqiptarët.

Në fakt, ky është qëllimi i këtij libri: të ndaj me qytetarët atë që unë ndiej se është misioni im ndaj vendit. Ajo që duhet të jetë dhe mbetet misioni im, është pikërisht kthimi i besimit në politikën e normalitetit, ku politikanët zgjidhin probleme pa teatër.

Jam shumë i kënaqur që gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen kësaj pikëpamjeje. Në dekadën që kemi nisur, përmes politikës normale, Shqipëria do të përmbushë hapat e mbetur për t’u anëtarësuar plotësisht në BE.
Këto zgjedhje janë pikërisht për këtë: për të ardhmen e Shqipërisë europiane.

Artikulli paraprakThirrja e fortë e SHBA për shqiptarët: Mos shisni votën, mos lejoni të blejnë jetën tuaj
Artikulli tjetërFaqja e pare