Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ilir Meta ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00. Ai u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Ndërkohë një ditë më parë (12 Qershor) u thirr në SPAK edhe bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi.

Çifti Meta-Kryemadhi janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Po iki të takoj Dum Dumanin, A e njihni Dum Dumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal. Ëshë kokë e këmbë bashkë me Ramën. Dum Dumani është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Po iki tek Dum Dumani”, tha Meta.

Artikulli paraprakAksident i rëndë/ Kamioni përplaset me një makinë, një person humb jetën, një tjetër mbetet i plagosur
Artikulli tjetërPër të kuptuar se kush janë ata përballë