Mesazhi në fjalimin e Berishës, në protestë! Flet avokati Marsid Gupi!

Avokati Marsid Gupi i ftuar në DritareTv komentoi për vendimin e Këshillit të Mandatit që i hoqi mandatin e deputetit Sali Berishës, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, pas kërkesës së SPAK-ut. Po ashtu avokati foli edhe për gjuhën e përdorur në protestë nga ish-kryeministri, që sipas tij ishte gjuha e një njeriu që ndihet në rrezik.

“Gjuha e përdorur nga Berisha nuk është gjuha e një burri shteti. Ishte gjuha e një njeriu i cili ndihet në rrezik për shkak të pozitave të veta, që e sheh që kanë rënë aksionet në bursë dhe mundohet t’i flasë pjesës më të cenuar të shoqërisë për ta identifikuar cenimin e të drejtave të veta, me cenimin e të drejtave të këtyre individëve. Në një moment ai tha që: Nuk është shkelur vetëm e drejta ime, por është cenuar është e drejta juaj. Si është cenuar e drejta e këtyre individëve kur dikush akuzohet për korrupsion pasiv në të cilin ka përfituar 800 mijë euro? Nuk kanë lidhje qytetarët dhe demokratët me këto benefite.

E ka bërë precedentë Berisha gjuhën e përdorur edhe kundrejt SPAK-ut. Berisha është kthyer në një precedent që po ushtron presion ndaj institucioneve. E bëri më 3 mars, u mundua ta bëjë sot, që po mbahej seanca për heqjen e imunitetit, do ta bëjë kur të jetë gjyqi në Gjykatën e Lartë, për çështjen e vulës, do ta bëjë çdo të enjte që ka Parlament. Kjo është mënyra e vetme që ai të prodhojë akte politike, duke mbledhur disa njerëz që i ka manipuluar për t’i ushtruar presion ligjit, institucioneve të së drejtës. Po sot të gjithë e dinë se si janë gjërat. Ky është thjesht një aksion politik për interesat e një individi, jo për qytetarët.”, tha zoti Gupi.

Artikulli paraprakAlibeaj dhe e vërteta që Berisha nuk po pranon!
Artikulli tjetërSPAK një hap larg arrestimit të Berishës, miratohet me gjashtë vota dhënia e autorizimit. Ç’ndodhi në 4 orë debat në mbledhjen e Këshillit