Media gjermane: Vuçiç mund të marrë goditjen e madhe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nxitoi në zgjedhjet e reja nën ndikimin e skandaleve, rënies së popullaritetit të partisë së tij dhe çështjes së Kosovës, sipas një artikulli të transmetuesit publik gjerman.

Sipas tyre, pavarësisht “fushatës nxitëse” kundër opozitës, fitorja e partisë së Vuçiç nuk është e garantuar.

“Të jesh apo të mos jesh-kështu partitë në pushtet dhe opozita shënojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lokale, të Beogradit dhe të Vojvodinës më 17 dhjetor”, shkroi media gjermane.

Fushata e nxitjes kundër opozitës po zhvillohet në mediat besnike të pushtetit, Serbia është e mbuluar me postera në të cilët politikanët e opozitës paraqiten si tradhtarë, mercenarë të huaj, fashistë dhe kriminelë.

Sa i përket Kosovës, ka një presion në rritje ndaj Vuçiç nga ana e kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj të fundit në rajon.

Media gjermane shkruan se njohja “de facto” e Kosovës do të ishte “një vdekje politike” për “populistin” Vuçiç, ndaj edhe ky i fundit sipas tyre po kërkon të fitojë kohë duke hyrë në zgjedhje dhe duke mos u përballur me kundërshtimin e vullnetit të liderëve të Perëndimit.

“Aleksandar Vuçiç, i cili nuk është zyrtarisht në listën zgjedhore, ka një xhiro në televizion dhe zgjedhjet i paraqet si betejë mes së mirës dhe së keqes. Mirë – ky është ai shpëtimtari që e çon Serbinë në një të ardhme të lavdishme me rroga të majme dhe hekurudha më të shpejta. E keqja është opozita, e cila do ta shkatërronte vendin për interesa egoiste”, shkruan kjo media.

”Për një kohë të gjatë dukej se partia e tij ishte e pathyeshme në një sistem të tillë”, shkruan MDR.

Ai thekson se në shtypin perëndimor po shtohen shkrimet për lidhjet e regjimit me krimin e organizuar, se SHBA ka vendosur sanksione ndaj (ish-kreut) të BIA-s, Aleksandar Vulin, si dhe ndaj “biznesmenit” Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi një grup të armatosur në Banjskë.

Mesazhi i opozitës, sipas Ivanjit në tekst, është se anëtarët e regjimit do të përfundojnë pas hekurave. Mesazhi i dytë është që votuesit t’i besojnë kuletës së tyre, rritjes së çmimit të ushqimeve dhe nevojave të tjera.

Pyetja është pse Vuçiç shkoi në zgjedhje të reja?

“Sepse tani ai ka perspektivat më të mira për të siguruar edhe një herë katër vjet pushtet për SNS-në e tij.” Ajo parti ka kaluar kohë më parë zenitin e saj, zyrtarët e saj janë të përfshirë në afera të shumta, popullariteti i tyre po bie”, thuhet në shkrim.

Artikulli paraprakBerisha dhe Meta halle personale me drejtësinë në Tiranë, Lulzim Basha takime me njerëzit në të gjithë Shqipërinë/ “Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë nga Belshi!”
Artikulli tjetërHetimi i aferës CEZ-DIA drejt mbylljes/ Roli i Metës, dëshmitë e Jozef Hejsek, Dritan Priftit dhe si u kërcënua gruaja e Kastriot Ismailajt