“Më premtuan 200 mijë lekë për votën”, flet gruaja që dëshmoi kundër kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

Një qytetare ka dëshmuar kundër kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, se ka tentuar t’i blejë votën.

Gruaja në fjalë, në një intervistë në “Euronews Albania” thotë se është marrë gjatë orëve të natës, për të dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Vlorës. Ajo rrëfeu se para disa ditësh, një person i ka kërkuar votën për Belerin, dhe pasi ajo ka refuzuar i ka premtuar 200 mijë lekë të vjetra.

“Ne erdhën na morën në orën 02:00, dhe na thanë që thjesht do vini për në Himarë. Na gënjyen na morën na çuan në Vlorë. Na morën këtu në pyetje si është muhabeti. Thamë që përpara ka ardhur dikush përpara 3-4 ditëve dhe ne ka kërkuar të votojmë për Belerin. I thamë që nuk jemi dakord dhe na premtuan 200 mijë lekë. Kaq është muhabeti”, tha gruaja.

Artikulli paraprakShoqata antikomuniste ish të përndjekurve politikë Korçë apel qytetarëve: VOTONI PD
Artikulli tjetërPD, Bejko takim me banorët e zojës së Freskut në Tiranë