“Më keni shtrembëruar…”/ Mjekja e skandalit te Onkologjiku u ankohet gazetarëve për fotot

Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët.

Mjekja që akuzohet se orientonte pacientët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, ka hedhur poshtë akuzat. Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.

Pjesë nga debati:

Mjekja: Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.

Gazetarët: A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Mjekja: Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.

Gazetarët: Vetëm foto ju interesojnë zonjë.

Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Gazetarët: Duhet të dilni bukur në kamerë?

Mjekja: Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.

Gazetarët: E ruani ju etikën zonjë?

Mejkja: E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.

Artikulli paraprakPremtoi leje legalizimi në këmbim të votave, Artan Lame dy orë në SPAK! Ç’përmban dosja hetimore për korrupsion zgjedhor dhe roli i ish-kreut të Kadastrës
Artikulli tjetërRama po bashkëqeveris me opozitën