“Mbetemi në rrugën për një forcë politike krah aleatëve”, Naim Meta: Shqiptarët do kenë alternativën për të ardhmen

“Mbetemi në rrugën për një forcë politike krah aleatëve”, Naim Meta: Shqiptarët do kenë alternativën për të ardhmen

Kreu i PD Elbasan për grupin e demokratëve euroatlantik, Naim Meta, dhe kryesia e kësaj dege konfirmojnë qëndrimin në rrugën për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të pasur një forcë politike që e shikon perëndimin si aleatin më të ç’muar.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky angazhim është i pakthyeshëm për t’u paraqitur para demokratëve dhe shqiptarëve me një alternativë të pakontestueshme që i jep besim, shpresë të rinjve dhe të rejave, vizion të sotmes dhe qartësi të ardhmes.

Reagimi i plotë:

Demokracia Euroatlantike!

Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë dhe ftoj çdo kontributor dhe faktor që ka bërë të pamundurën të kemi një Parti Demokratike Euroatlantike, të ndahemi me tranzicionin, të kemi një forcë politike që ndahet me të kaluarën, me dogmatikët, me të korruptuarit të kemi një forcë politike që e shikon perëndimin si aleatin më të ç’muar dhe ka në themelet e saj lirinë e tregut.

Ne u mblodhëm pas vendimit të gjykatës, të qartë për situatën, të vëmendshëm për fjalët dhe të bindur se rruga jonë është e pakthyeshme për t’u paraqitur para demokratëve dhe popullit me një alternativë të pakontestueshme që i jep besim, shpresë të rinjve dhe të rejave, vizion të sotmes dhe qartësi të ardhmes. Ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo të ri dhe të re, çdo intelektual/e, çdo njeri që e do lirinë dhe është kundër oligarkisë që mbështetet nga disa zyrtarë të korruptuar sot e 34 vjet ti bashkëlidhen demokratëve euroatlantike. Dua të shpreh mirënjohje për anëtarët e kryesisë që e pritën me padurim këtë takim duke mos u ndikuar nga vula por kërkuan që të vazhdojmë në rrugën tonë, të bashkojmë demokratët dhe të shpëtojmë nga kleptokracia dhe errësira ku është fundosur vendi.

Me respekt
Naim Meta

Artikulli paraprakReagimi i këshilltarëve të PD në bashkinë Vlorë: Do vijojmë mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe luftën kundër korrupsionit me një PD euroatlantike
Artikulli tjetër“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm