Mateo Spaho: Paraja e pisët po rrit çmimin e qirave për studentët në Tiranë

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari ekonomisti Mateo Spaho tha se 90% e studentëve që vijnë në Tiranë ngelen në Tiranë dhe nuk kthehen.

Ai theksoi se po t’i shtojmë tendencën për të pastruar paratë që vijnë nga jashtë, kjo bën që të rritet çmimi i banesave dhe shtrenjtohen ato që jepen me qira.

Spaho: 90% e studentëve që vijnë në Tiranë ngelen në Tiranë dhe nuk kthehen. Sigurisht që në Tirana është kryeqendra e vendit dhe ka më shumë gjasa për të lindur familja. Po t’i shtojmë këtu tendencën për të pastruar paratë që vijnë nga jashtë, kjo bën që të rritet çmimi i banesave. Ata që nuk i kanë paratë për shtëpi, janë të detyruar që të rrinë me qira. Duke qenë se është rritur sasia e parave për të blerë shtëpi, atëherë një pjesë është e detyruar që të rrinë me qira. E gjithë kjo sasi parash bën që edhe ata që jepni shtëpi me qira, tentojnë ta shesin, prandaj rritet edhe çmimi i qirave.

Ndërsa studentja Desada Xhetani shtoi se gjeja e një shtëpie me qira është bërë shumë e vështirë nga çmimet e larta, dhe studentët i kanë të pamundura për t’i përballuar.

Xhetani: Gjeja e një shtëpie me qira është bërë shumë e vështirë nga çmimet e larta, dhe studentët i kanë të pamundura për t’i përballuar, konviktet nga ana tjetër strehojnë vetëm 7% të studentëve dhe prandaj studentët janë të detyruar që të marrin shtëpi larg qendrës, ose duke i ndarë me të tjerë në mënyrë që ta përballojnë çmimin.

Artikulli paraprakRindërtimi i Ukrainës, Këshilli i Europës cakton Bashën raporter për konfiskimin e aseteve ruse
Artikulli tjetërSekretari për teknologjinë në PD, Hasa: Ja e vërteta e akuzave të deputetit Bardhi