Marsela Xhyheri, e bija e ish-kreut të PD Vlorë apel qytetarëve: Mos e vrisni shpresën, bëni ndryshimin

Marsela Xhyheri, një profesioniste e sektorit të “Real Estate” dhe Marrëdhënieve me publikun është kandidate për Këshillin Bashkiak të Vlorës, për Partinë Demokratike.

Znj. Marsela është rritur me politikë, me vlerat e lirisë dhe demokracisë edhe si vazhdimësi e angazhimit të prindit të saj, z. Shpëtim Xhyheri, ish kryetari i PD Vlorë 2001-2005, kontribues për 3 dekada në PD.

Përmes një komunikimi publik Marsela Xhyheri ka bërë një apel për qytetarët:

Te dashur miq ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj ne kete kandidature, une e di se te gjithe keni preferencat tuaja partiake, e di se jeni dhe shume te lodhur, dhe ndoshta shume prej jush ju ka ikur dhe durimi, disa te tjere nuk kane me as besimin. Ne kete vend kemi jetuar dhe mbijetuar, ketij vendi ja kemi ndjere dhimbjet, ja kemi ndjere thirrjet, ja kemi ndjere padrejtesite, ashtu si i kemi ndjere ngrohtesine, i vetmi qe te mban ngrohte edhe kur vete eshte ne agoni. Mbetet tju kerkoj perulesisht te pakten mos vrisni shpresen. Shpresa eshte nje fjale dhe kaq ,jo nuk eshte fjale, eshte shume me teper, eshte te mbash gjalle me fanatizem ate flaken e vogel ne zemer, ate te padukshmen, qe nese e trajton me perkujdesje ajo forcohet ndricon, dhe ben te pamunduren te mundur. Sikur te gjithe te bejme nga pak detyren te shoqeruar me pergjegjesine perkatese ne behemi cudiberes, japim frymen e duhur ketij vendi, ketij qyteti. Dhe kush nuk e di qe me frymen e duhur gjerat levizin ne drejtimin e duhur! Keto fjale nuk jane per ata qe duan te shtrydhin te vjetren, por per ata qe japin fryme te re. Si do ta bej une diferencen, duke mos pare vetem gabimet qe jane bere, por duke bere misionin tim se cfare mund te ndryshoj, cfare te rregulloj, dhe keto do te jene motoja jone. Kushdo qe ndjek verberisht emra, une thjesht i meshiroj dhe i respektoj.
Votoni numrin 9 te gjithe ju qe gjeni veten midis rreshtave dhe na jepni mundesine te tregojme veten, le ta ndezim kete shprese

Artikulli paraprakAlibeaj akuza Ramës: Kërkon të përçajë PD-në. Duhet ti tregojmë non-gratat e veta për…
Artikulli tjetërPër Çim Pekën dhe gjakëpirësit e tjerë të mediave dhe politikës që e kanë gjunjëzuar Shqipërinë për 32 vite: