Lulzim Basha: Vazhdojmë pa asnjë ndalëse rrugën që kemi nisur, Shqipëria meriton më shumë se tangoja Rama-Berisha

Lulzim Basha është takuar me drejtuesit e lartë të demokratëve euroatlantikë në qytetin e Vlorës.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se shqiptarët meritojnë më shumë se sa “tangoja e vjetër mes Ramës dhe Berishës, që kërkon t’i mbajnë peng shqiptaret”, duke theksuar se nuk do të ndalet në rrugën për t’u dhënë alternativën që u mungon në zgjedhjet e ardhshme.

“Një takim me strukturat drejtuese, drejtuesit e lartë në fakt të demokratëve euroatlantik për të vazhduar pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisur. Për t’i dhënë shqiptarëve alternativën që u mungon, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme mos të jenë një tjetër tango e të vjetrës dhe e të keqes që ka pushtuar vendin. Por shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë për programin që meritojnë dhe për njerëizt që meritojnë. Sepse shqiptarët meritojnë më shumë dhe Shqipëria meriton më shumë sesa tangoja e vjetër që do t’i mbajë peng në analet e vjetëruara të politikës së korrupsionit dhe të krizës ekonomike ku e kanë zhytur vendin” – u shpreh Basha.

Artikulli paraprak“Nxënësit shqiptar të fundit në botë për mendimin krijues”, Karabina: Vjen nga papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës që përdor arsimin për propagandë
Artikulli tjetër“Nuk do lejojmë që padrejtësia të fitojë”, Basha: Programi, alternativa dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve