Lukunia e ujqërve në politikë!

Nga Zef Ndreka

Kanë kaluan shumë kohë, plot 32 vite në të ashtuquajturën pluralizëm politik në Shqipëri, dhe vendi ynë gjendet akoma në tranzicion, përherë e nën kthetra diktatoriale të dy krahëve të spektrit politik.
Rrotacioni i nevojshëm politik, ishte si përherë një lojë që kënaqte sëpari aktorët përfaqësues të partive kryesore politike, oligarkët që njohin vetëm korrupsionin dhe lekun të cilët si kudo në botë ngrehina vezët e të pushtetëshmve, si dhe për ti hedhur hi syve opinionit shqiptar e veçanërisht atij ndërkombëtar, se në Shqipëri ekziston dhe funksionon pluralizmi politik dhe demokracia.
Duhet thënë se pluralizëm ka, madje me tepricë, aq sa nuk justifikojnë aspak numrin e partive të krijuara.
Nga ana tjetër, liderët e partive politike kryesore që kontrollonin lojën në pluralizëm, duke filluar nga Berisha, Nano, Meta, Majko, Rama etj, kuptuan një gjë: Shqipëria është një lopë që duhet mjelur!
Rasti i mos humbjes së këtij “shanci”, pra për të mjelur pasuritë e këtij vendi dhe të shqiptarëve, i detyroi liderët pushtues të partive politike të ndërtonin strategji e praktika antishqiptare, antidemokratike në kurriz të popullit, vetëm për tu pasuruar për vete, ani pse populli vuan dhe nga vuajtja marrin padrejtësisht rrugët anembanë botës.
Berisha nga njëra anë krijoi oligarkët e tij, të cilët më pas bashkëpunuan njëlloj me Metën, e Ramën duke shpërndarë dividentet e korrupsionit te tyre njëlloj, si në opozitë, si në qeveri.
Ardhja e Ramës në pushtet e ngriti në një nivel me të lartë korrupsionin, duke vazhduar në rrugën e Berishës dhe Metës.
Nga e gjithë kjo lojë politike alla shqiptarçe, shihet qartë se trainerët janë oligarkët, ndërsa arbitra gjobëvënës kanë qënë dhe janë Kryeministrat.
Oligarkët, për të mbijetuar të “suksesshëm” në lojën e tyre korruptive, kanë ndërtuar një mbretëri që kontrollon, nxit, financon por edhe përcakton politikën, madje edhe fituesit e garave elektorale formale aq sa kanë arritur në pikën ku bëjnë ligje që i miratojnë kartonat e deputetëve apolitik, përzgjedhin listat e deputetëve me “lamashët” e tyre, dhe tashmë janë në gjendje të përcaktojnë edhe Kryeministrin që ju shkon më për shtat.
Sigurisht, të parët që luftojnë me çdo mjet për të mos u integruar në Europë janë këto oligarkë. Sepse i njohin praktikat dhe ligjet e shteteve demokratike. Integrimi i Shqipërisë në Europë, ju mbyll dyert atyre dhe ministrave. Ju mbyllin dyert pikërisht standartet dhe funksionimi i rregullave të ekonomisë, të tregut, të ligjit financiar, të ligjit të prokurimeve etj.
Këto oligarkë të përzgjedhur nga politika dhe që sëbashku luajnë lojën e korrupsionit dhe pasurimit për vetën e tyre, përbëjnë lukuninë ujqërve të pangopur nga vjedhjet përmes korrupsionit.
Pyetja që bëhet është e thjeshtë:
Përse të largohen shqiptarët nga ky vend i bekuar me të gjitha resurset për të mbajtur edhe 10 milion banorë, dhe të mos largojmë ujqërit politikanë e oligark nga pozicionet pushtuese të politikës dhe ekonomisë shqiptare ?!
E kemi vetë në dorë…

Artikulli paraprakMirela Karabina: PD drejt ringritjes, Berisha vijon me mashtrime për t’i përdorur mbështetësit si mburojë nga SHBA
Artikulli tjetërDodik emëron Vulinin senator të Republikës Sërpska