“Largoni gardën”/ Nis seanca plenare, deputetët e rithemelimit bllokojnë foltoren dhe ndezin zhurmueset

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka nisur seancën plenare, ndërsa deputetët e rithemelimit me pankarta në duar kanë bllokuar foltoren.

Pas nisjes së seancës, deputetët po ashtu ndezën zhurmueset dhe kërkojnë që të largohet garda.

Në krahun tjetër, kryeparlamentarja ka nisur me miratimin e çështjeve të ditës.

Deputetët e rithemelimit refuzojnë të ulen në vendet e tyre, duke kërkuar po ashtu vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Artikulli paraprakU la në ‘arrest shtëpie’, zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO për Berishën
Artikulli tjetërBerishistët zhurmojnë, PS voton 13 ligje në 12 minuta Kuvend! Tallja vazhdon