“Kur policia hyri në vilën luksoze, ai tentoi të arratisej! Shkoi në garazh dhe…”- Mediat në Ekuador japin detaje nga arrestimi i Dritan Rexhepit: Vendet ku mund të ekstradohet “mbreti” i kokainës

Mediat në Ekuador i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë arrestimit në Stamboll të Dritan Rexhepit, bosit shqiptar të kartelit të drogës “Kompanio Bello”. Por që pas prangosjes së tij, tashmë po flitet për ekstradim. Sipas, “El Universo” nuk ka gjasa që të kthehet në Ekuador për të paguar borxhet e tij”.

Sipas kësaj medie, “Dritan Rexhepi më shumë ka mundësi të ekstradohet në Shqipëri ose Itali, ku ka procese gjyqësore”.

Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës të quajtur ‘Kompanio Bello’, njihet si ‘Mbreti’ i kokainës, por edhe si ‘Mbreti’ i arratisjes për mënyrat se si iu shmang autoriteteve në disa vende vitet e fundit.

Ky trafikant shqiptar droge u ndalua në Ekuador, por në vitin 2021 ai u lirua me kusht që të dilte para autoriteteve çdo pesëmbëdhjetë ditë. Por ai u zhduk në vitin 2022.

Më 8 nëntor në një mega-operacion ai u arrestua në Stamboll të Turqisë. Arrestimi i tij u bë në një ndërtesë në lagjen luksoze Beylikdüzü në Stamboll.

Forcat e policisë turke hapën derën e vilës, ku gjetën një kasafortë, një armë, euro dhe bizhuteri.

Mediat turke raportuan se gjatë operacionit, bosi shqiptar tentoi të arratisej me një automjet. Sapo ai ka kuptuar që kanë hyrë forcat e policisë Rexhepi ka shkuar në garazh për t’u arratisur.

Autoritetet turke e arrestuan atë për shkak të një njoftimi të kuq të lëshuar nga Interpol.

Artikulli paraprakPD, anëtarja e kryesisë Alfrida Marku Dedgjonaj: Lezha e lënë në harresë nga qeveria, situata energjitike problematike
Artikulli tjetërPD, Jakupllari: Projektbuxheti 2024 jep pak para për shëndetësinë e qytetarëve, ndërsa kthehet në një thes abuzivizmi për qeverinë