Kulluri: Bardhi i bie derës së gabuar, nuk ekziston për ne! Gjendja psikoemocionale e Foltores është e rëndë

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbën Hitaj tha se gjendja emocionale e “Foltores” është e rëndë, e këtë e thotë duke iu referuar akuzave të Sali Berishës ndaj SPAK e cila e akuzon për korrupsion për aferën e privatizimit t ish-kompleksit Partizani.

“Bardhi nuk ekziston për ne i bie derës së gabuar. Rama është bërë i fuqishëm dhe nuk pyet as për opozitë. Këtu SPAK po e kthen PS në shërbim të provës të së majtës. Gjendja psikoemocionale e foltores është e rëndë. Ata kanë hyrë në një cikël psikoemocional që unë nuk e shpjegoj dot.

Me këto marrëzira që flasin një zot e di se ku e gjejnë kurajon të artikulojnë këto mendime ndaj SPAK që e dimë shumë mirë që nuk është vepër e SPAK”, tha Kulluri.

Artikulli paraprakSHËNIM/ Pse Partia Demokratike mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët?
Artikulli tjetërShqipëria hyn në “garë” me 3 shtete për Dritan Rexhepin! SPAK kërkon ekstradimin e “mbretit” të drogës, por kush do ta “rrëmbejë” liderin e kartelit “Kompanio Bello”