Krerët e UÇK-së në Hagë/ Basha: Padrejtësi! Krenohemi me Luftën Çlirimtare të Kosovës

Gjatë podcastit të tij të fundit të zhvilluar në Prekaz, Lulzim Basha ka komentuar edhe përballjen e liderëve të UÇK-së me akuzat e Gjykatës Speciale të Hagës. Sipas Bashës, kjo është një padrejtësi dhe se askush nuk mund ta bëjë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi gjithashtu se çdo gjë do të përfundojë me pafajësinë e liderëve që sot ndodhen në Hagë, pasi prej fillimit e deri në fundin e luftës, UÇK ishte në pozita mbrojtëse, ndërsa krimet janë kryer nga hordhitë e Millosheviçit.

Kur Gjykata Speciale u themelua, u themelua me vullnetin e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe shumë të tjerëve, sepse pikërisht liderët e Luftës Çlirimtare, e dinin që Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që asgjë nuk mund ta bëjë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Në gjykimin tim personal është një padrejtësi që ata mbahen për një kohë kaq të gjatë në Gjykatën Speciale në Hagë, sikundër kam bindjen më të thellë, që edhe kjo sakrificë e dyfishtë, e shumëfishtë, do të përfundojë jo thjeshtë me pafajësinë e tyre, por me kontributin e tyre për të mos lejuar që asnjë baltë t’i hidhet përsipër Kosovës, UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Ne krenohemi me luftë Çlirimtare të Kosvës, por duhet ta themi që pretendimet, e them në rrafshin profesional, pretendimet e ngritura, për të cilat mbahen aty dhe për të cilat gjykohen, janë krejtësisht të pabaza. Lufta nisi për të mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe ja ku e kemi Kullën e Jasharëve, qëndron aty si monument, si etalon, i dhejtra, qindra, mijëra shtepive që u dogjën, banorët e të cilave u masakruan. UÇK ishte një bashkim vullnetar i baballarëve, bijëve të këtyre shtëpive, për të mbrojtur pragun e derës.

Nuk ka luftë më të drejtë, nuk ka qëndres më të pastër se lufta për çlirimin e Kosovës. Krimet e luftës janë kryer nga një drejtim, dhe ky është drejtimi i Serbisë, i hordhive të Milosheviçit, ndja popullsisë së pafajshme shqiptare të Kosovës. UÇK ka qenë prej fillimit, deri në fund të luftës, në pozita të plota mbrojtëse”– tha Basha.

WhatsApp Image 2024 06 16 at 18.53.48 1 WhatsApp Image 2024 06 16 at 18.53.51 1

Artikulli paraprakBasha tregon bisedën me George Bush për pavarësinë e Kosovës, batuta e presidentit amerkian: Jam qitës më i shpejtë se Vladi
Artikulli tjetërProvimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie