“Keqardhje për INSTAT që keqpërdoret nga pushteti”, Arbi Agalliu: As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë

Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Në një postim në Facebook, Aggalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi Shqipëria ka vite që boshatiset ditë për ditë.

Ai shpreh keqardhje për institucionin e INSTAT që keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.

Postimi i Arbi Agalliut:

Nuk mbulohet dielli me shoshë!
As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar.
As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.
Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër.
Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe.
Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR.

Artikulli paraprakBasha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseit i vetëm kryeministrit më të korruptuar në Europë
Artikulli tjetërBasha me deputetin e Parlamentit Europian: Anëtarësimi i Kosovës në institucionet euraltantike kotribut për paqen dhe stabilitetin rajon