“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”- Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë…

Këngëtari dhe artisti shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij, kohën kur u infektua me Covid dy vite më parë, duke qëndruar 21 ditë në koma.

Ai kishte një falënderim të veçantë për djalin e tij, i cili i ka qëndruar pranë për ditë me radhë në spital.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli” tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”.

Artikulli paraprakSamiti i paqes në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, çfarë parashikon draft dokumenti
Artikulli tjetërBasha rrëfen nga Prekazi hyrjen e tij në Kosovë në orët e para të çlirimit. Roli i tij ishte…