Inisde Story/ Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të sigurimit

Kjo është beteja më e ashpër për pushtet që është zhvilluar gjatë tranzicionit, ndërkohë që Shqipëria e ndodhur në një gjendje të mjerueshme ekonomike, i kishte sytë tek Partia Demokratike, prej nga priste rrugën e zhvillimit dhe demokracisë.

Drejtuesi i lëvizjes studentore Azem Hajdari, u akuzua si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm ai. Salla e konferencës që mbështeste në shumicë Berishën, refuzoi ta dëgjonte Hajdarin dhe të tjerët, mocionistët.

Madje, ata që e akuzonin Hajdarin si bashkëpunëtor të sigurimit, do të ishin të njëjtët që vite më vonë shfaqeshin në memorialin e tij duke e konsideruar hero të demokracisë.

“Ju keni në dorë heqjen e mandatit, por heqjen e fjalës nuk e keni ju në dorë. Ju lutem shumë më lini të flas. Ju lutem shumë dëgjoni! Se po thuhet, se e ka marrë sigurimi Partinë Demokratike dhe unë nuk e di kujt do t’ia merrni Partinë Demokratike”.

Nga salla: Do ta marrim ty!

Azem Hajdari: Po na i thoni, të sigurimit kush janë?

Zë nga salla: Ti je i sigurimit!

Azem Hajdari: Do të vërtetohet kjo. Asnjëri në këtë sallë nuk mund të thotë, se Azem Hajdari ka spiunu’ këtë, apo atë njeri.

Artikulli paraprakNa duhet vetëm AI
Artikulli tjetërKu punësohen më shumë të rinjtë shqiptarë?