Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, i arrestuar dhe drejtori i Erion Veliajt

SPAK lëshon 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.

Raportohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Mes tyre është edhe drejtori i Erion Veliajt, Taulant Tushe.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Mërtiri dhe Zoto dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Artikulli paraprakVIDEOMESAZHI/ Basha uron Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan
Artikulli tjetërReagimi/ PD, Gentian Gaba: Kongresi anti SPAK i Ramës