I lakuar për çështjen ‘McGonigal’, Dorian Duçka shfaqet në Konferencën e Mynihut

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto në profilin e tij në platformën “X” (Twitter), gjatë takimeve që ka patur në Konferencën e Mynihut.

Në sfondin e takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së duket dhe një detaj interesant, shfaqet Dorian Duçka pak më tej.

Duçka, një ish-këshilltar i Edi Ramës u lakua në çështjen Mcgonigal, ndërsa së bashku me Hillary Clinton dhe fondacionin e saj, ai ka lozur rol aktiv në organizimin e pritjes së afganëve në vitin 2021.

MCN raporton se Duçka ka mbajtur dhe kanale komunikimi me qeverinë greke dhe gjeorgjiane për afganët dhe në disa raste ka ndërmjetësuar mes palëve për çështjen Beleri.

Screenshot 20240216 172143 Samsung Internet

Artikulli paraprakKryetarja në detyrë e OSBE takon Celibashin, Pasztory: Diskutuam për Reformën Zgjedhore, KQZ ka mbështetjen tonë teknike për mundësimin e votës së emigrantëve
Artikulli tjetërPROFIL: Alexei Navalny, i vetmi njeri që Putini “nuk guxonte” as t’i përmendte emrin!