I “dëbuari” Sali Berisha dhe mandati i deputetit

Nga Desada Metaj

Sali Berisha dhe Irena Gjoka janë të dy të dëbuar i pari nga SHBA dhe Britania dhe e dyta nga BE. Të paktën kështu pretendon ish- kryeministri ndërkohë që ai dhe disa media muaj më parë kanë publikuar dhe dokumentat në të cilat shkruhej se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia vite më parë.

Për pretendimin e tij si e dëbuar nga një vend i BE-së, Sali Berisha ka kërkuar që Irena Gjoka të largohet nga detyra që mban. Por për çudi, për të njëjtin akt, pra dëbimin nga një vend anëtar i BE-së me standarte të drejtësisë të ngjashme me Britaninë e Madhe (dhe SHBA) ish kryeministri nuk pranon të dorëzojë mandatin e tij. Them të dorëzojë sepse socialistët duken jo vetëm komodë por dhe sinkron me dëshirën dhe vullnetin e Berishës për të qenë pjesë e kuvendit. Edi Rama dhe Sali Berisha tashmë plotësojnë njëri tjetrin në politikën e ditës ndërsa juridikisht kanë hapësirën ti bëjnë qokat njëri tjetrit.

Por jo çdo gjë sillet rreth politikës mes Ramës dhe Berishës, ndaj një njeri normal që nuk jeton me shpresën e kryeministrit dhe në rrugicën e Shpresës pyet :

1- A është “non grata” dëbim? Për gjykatësen Irena Gjoka ish kryeministri pretendon se vendimi i autoriteteve kufitare greke e shpalli atë non grata për 10 vite në të gjithë zonën Shengen. Për këtë arsye ajo nuk e meriton të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

2- Me të njëjtën logjikë, Sali Berisha është shpallur non grata për “cënim serioz dhe të rëndë të sigurisë publike në shtetin përkatës. Madje SHBA e dëbuan për minim të demokracisë dhe korrupsion domethenës. A janë këto dy koncepte cënim i sigurisë kombëtare të SHBA-ve? Zyrtarët amerikanë e kanë pohuar disa herë këtë fakt. Ndërkohë qe dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Londër (SIAC ) e përmend çështjen e sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe.

Ndryshimi i vetëm është që Irena Gjoka është dëbuar nga një vend i BE ndërsa Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ligji shqiptar i dekriminalizimit e thotë qartë në nenin 2, pika 2, shkronja “b”: personat që janë debuar nga territori i nje shteti anëtar te BE-se, SHBA-se, Kanadase, Australise, ne lidhje me nje prej rasteve të parashikuara ne pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, te ketij neni, apo janë dëbuar për cënim shumë te rëndë dhe serioz te sigurisë publike të shtetit përkatës. Duke i hequr mandatin çdo deputeti që e prek kjo pikë e bashkë me të dhe mandatin e të zgjedhurve lokalë apo gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas kërkesës së Sali Berishës dhe avokatëve të tij, gjyqtarja Irena Gjoka duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë sepse prefekti i Athinës e ka dëbuar vite më parë nga shteti grek. Me të njëjtën logjikë Sali Berisha që është dëbuar nga Home Office Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të mbajë mandatin e deputetit. Dhe ndoshta ka të drejtë ta pretendojë këtë për sa kohë mazhorancës i kanë humbur juristët dhe vullneti për të lexuar e zbatuar ligjet.

Ndoshta kanë të drejtë dhe që nuk e marrin në konsideratë kalimin e periudhës 6 mujore të mungesës, duke ja justifikuar me dorën e Linditës mungesat që i ka vënë SPAK. Por së paku socialistët nuk e fshehin më shkeljen e Syrit Sali Berishës. E për këtë meritojnë të respektohen sepse tashmë e shohim të gjjthë qartë se lepuri i frikës nga SPAK dhe hallexhinjtë e politikës dinë të harrojnë çdo inat duke shpresuar se shpëtimi mund të vijë dhe nga rrugica e Shpresës.

Artikulli paraprakShqipëria dhe krimi: Një krizë morale me rrënjë historike tek piratët e Ilirisë dhe Arbërisë
Artikulli tjetërPunonjësi i policisë humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon me lëndime në spital