Forumi Ekonomik në Davos, Albin Kurti: Kosova është histori suksesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Kurti ka bërë me dije se foli për Kosovën si histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkroi Kurti.

Kurti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

Të martën ai ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Artikulli paraprakStuhia polare ‘pushton’ SHBA, 55 viktima. Mbyllen institucionet
Artikulli tjetërKarshillëk i hapur/ Çfarë kërkoi SHBA-BE-OSBE për Reformën Zgjedhore dhe çfarë po bën Bardhi&Berisha!