EURO 2024/ Thirrjet me megafon, Shqipëria humbet Mirlind Dakun për 2 ndeshje! Sulmuesi pezullohet nga Komisioni i Etikës & Disiplinës në UEFA

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast.

Artikulli paraprak“Nuk do të ndalemi së kërkuar drejtësi deri në hallkën e fundit të saj”, Basha: Do t’u japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin alternativën që i duhet vendit
Artikulli tjetërZyrtari i lartë amerikan për Anti-Korrupsionin nuk takoi Ramën, por Dumanin. Bashkëpunimi me PD e Berishës, izolon kryeministrin!