Ernest Muçi do të luajë krah Di Marias sezonin e ardhshëm? Ja çfarë thotë presidenti i Beshiktashit

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi mund të luajë krah Angel Di Marias sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi është pa ekip dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Për transferimin e Di Marias në Stamboll ka folur edhe vetë presidenti i Beshiktashit, Hysein Juçel.

“Ne po presim Di Marian pas Kupës së Amerikës sepse kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai tha që do të vendosë pas përfundimit të turneut. Nëse vjen, do të vijë falas dhe vetëm për 1 vit. Mos të krijojmë pritshmëri tani”, ishin fjalët e tij.

Artikulli paraprakShqipëri, sëmundjet tumorale dhe dobësitë e sistemit shëndetësor në trajtimin e tyre
Artikulli tjetërTërheqja e ushtrisë serbe në qershor të vitit 1999 nga Prizreni, rrëfimi i gazetarit të BBC që raportoi nga lufta