Emri/ Akuzat për korrupsion, GJKKO njeh me masën e sigurisë një tjetër zyrtar të Bashkisë së Tiranë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzën zyrtarit të Bashkisë së Tiranës, Enton Punaviha.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë. Deri më tani, ai ishte jashtë shtetit dhe sot është njohur me masën e sigurisë së detyrimit me paraqitje. Punavija mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor.

Hetimet ndaj tij dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë lidhen me dosjen 5D, ku dy drejtor, përkatësisht Mariglen Qato dhe Redi Molla kanalizonin tenderat publike për llogari të kësaj kompanie që e zotëronin de fakto.

Artikulli paraprakKryetari i PD-së, Lulzim Basha, përballë Alban Dudushit në RTSH
Artikulli tjetërPezullohen barnat me rimbursim, shkak sistemi elektronik i AKSHI-it. Rikthehen radhët në qendrat spitalore, pacientët detyrohet t’i blejnë vetë ilaçet që duhet t’i merrnin falas