Efektivi i policisë humb kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe përplas dy automjete të tjera, lëndohen 3 persona

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj  dhe është përplasur me një automjet tjetër që ishte në lëvizje dhe një të parkuar.

 

Si pasojë janë dëmtuar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Artikulli paraprakAgjentët e AMP i shqyejnë derën, arrestohet polici që përndiqte dhe përplasi me makinë kolegen e Vlorës!
Artikulli tjetërParalajmërime të forta, për çfarë është e aftë inteligjenca artificiale?