Duma: Komisioni i inceneratoreve u ngrit sepse SHBA mbështetën kërkesën e Bashës

Drejtuesja e emisionit Top Story, Grida Duma, ka sjellë në kujtesë debatin mbi ngritjen e komisionit hetimor të inceneratorëve. Një komision hetimor i ngritur dhe drejtuar nga PD e Bashës, i cili mundësua edhe nga këmbëngulja e ambasadës amerikane, pasi edhe atëhere, mazhoranca e Ramës mbante qëndrime bllokuese. Nënteksti është i qartë, me Foltoren të izoluar politikisht dhe ndërkombëtarisht, nuk ka asnjë shans që kërkesat e grupit të Berishës të pranohen.

Deklarata e Dumës:

“Siç edhe e vërtet është që, ne dimë pak më shumë sesa ajo që thuhet formalisht, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada ka qenë e investuar që ai komision i inceneratorëve, në një farë mënyre të shtyhet. Ose së paku kanë qenë aktiv në ndjekjen e procedurave të atij komisioni. Tani unë dua të bëj real politik, ose dua të them të vërtetën e kësaj politike. Nuk është çështja të jem politikisht korrekt e mos ta përmend këtë.”

Artikulli paraprakI “forti” i Kukësit Bujar Gërmizi, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin të kalonte pa problem kufirin në Morinë
Artikulli tjetër“Buxheti kaloi për 5 minuta”/ PD dorëzon amendamentin për ndryshime në Kuvend: Ja çështjet ku kërkohet rritje e fondeve dhe si mund të përballohet efekti financiar