“Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren në Europian”, Ervin Bulku: Në të kaluarën të gjithë bënim tifo për skuadra të tjera

Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, deklaroi se të gjithë duhet të jenë krenarë për përfaqësimin e Shqipërisë në Europian.

 

Sipas tij, tashmë shqiptarët mund të mbështesin kuqezinjtë në kompeticione të mëdha, ndryshe nga e kaluara. I ftuar në emisionin “Kampionët”, Bulku ndër të tjera deklaroi:

“Ne duhet të jemi të gjithë krenarë, për atë që ka bërë skuadra në Gjermani dhe tifozët. Në të kaluarën të gjithë bënin tifo për skuadrat e tjera, ndërsa tani kemi Kombëtaren tonë për të bërë tifo.”

Ndihmësi i Silvinjos analizoi edhe fitoren e Gjermanisë ndaj Danimarkës, ku tha se ishte një ndeshje e vështirë për “pancerat”, deri te goli i dytë.

“Në 10 minutat e para dukej që Gjermania do të dominonte. Para golit të Gjermanisë, Danimarka ishte shumë afër. Pas golit të penalltisë, Danimarka kërkonte barazimit dhe loja u hap. Gjermania shënoi të dytin dhe aty u mbyll gjithçka. Nuk mendoj se e kishte të lehtë ndaj Gjermanisë.”, deklaroi Bulku.

Artikulli paraprakNdarja nga jeta e poetit Agim Doçi, kompozitori Zhulali: Ishte patriot i jashtëzakonshëm, Kosova ishte në zemrën e tij
Artikulli tjetërRasti i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA/ Si u dënua mjeku me 45 vjet burg! U detyrua t’u jepte ish-pacientëve të tij 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim